Wed. Mar 18th, 2026

“Sot e kuptoj pse rashë në dashuri me të”, Xhoana i jep lamtumirën Fatos Nanos: Dita më e errët dhe e trishtuar e jetës time!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare.

Ndërkohë që sot janë mbajtur homazhe në nder të tij, në Pallatin e Kongreseve, bashkëshortja e Fatos Nanos, Xhoana Nano mezi i ka mbajtur lotët teksa po i jepte lamtumirën bashkëshortit të saj.

Mes lotësh ajo e cilësoi Nanon, si njeriu që e deshi jo vetëm si person, por dhe për vizionin e një Shqipërie ndryshe. Xhoana është shprehur se Fatosi ishte i vërtetë, ai nuk dinte dhe nuk donte të shtirej, e urrente populizmin.

“Dita e sotme është për mua dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem nga njeriu që kalova çerek shekulli jetë. Sot është një nga ato ditë që unë nuk do dëshiroja të jetoja kurrë. E tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Unë një vajzë e re, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse. Por tani e di. Nuk rashë në dashuri me Fatosin, por me vizionin e një Shqipërie ndryshe. Me kalimin e kohës, ditë as dite, unë pata fatin të zbuloja te Fatosi vlera e cilësi që nuk janë të shpeshta në jetën tonë, aq më pak në këtë publike dhe politike. Disa cilësi të tij, i njohim të gjithë. Por kur vjen një moment si ky ja vlen të përmblidhen, sepse Fatosi ishte më tepër se një figurë publike. Fatosi ishte i vërtetë. Ai nuk shtirej e nuk merrte poza. Ai bënte atë që besonte dhe besonte atë që bënte. Nuk e donte servilizmin. Ai eci në baltën e politikës pa u bërë pis prej saj. Ai nuk linte asnjë gjë për gjysmë. As punën, as miqësinë as dashurinë”, u shpreh Xhoana Nano.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *