E ftuar në programin “Rudina” në TV Klan ka qenë këngëtarja e mirënjohur Silva Gunbardhi. Edhe pse shumë artistë kur i pyet lidhur me projektet e tyre muzikore më të bukura që kanë, të gjithë do të shprehen se i kanë si gishtat e dorës. Mirëpo Gunbardhi ka një këngë që e veçon nga të tjerat dhe gjithashtu gjatë intervistës së saj ka treguar lidhjen shpirtërore që ka me këtë këngë.
Silva Gunbardhi: Kënga ime e preferuar në repertorin tim? Absolutisht “Me lule moj bardhule”, absolutisht. Këndohet nga jugu në veri, kudo ku të shkosh, edhe në Tropojë këndohet nga njerëzit. Është një këngë që mua më ka sjellë shumë fat, e kam kënduar me një pasion të jashtëzakonshëm. Më lidhet edhe me një periudhë të vështirë të jetës sime, me largimin nga jeta të babait tim kështu që ajo është këngë dhimbjeje, këngë dashurie, gëzimi, i ka të gjitha bashkë ajo këngë edhe për periudhën në të cilën ka dalë, prandaj më lidhin shumë gjëra me atë këngë.
- VIDEO/ Tha se ka lidhje jashtë shtëpisë së BBV4, Valbona Mhilli ballafaqohet me Shqipe Hysenajn: Nxirre emrin…
- “Jeta e dashurisë lulëzon përmes aventurave të përbashkëta”, Horoskopi i datës 31 Mars
- Rezarta Shkurta reagon pas debateve në BBV4, sqaron njëherë e mirë konfliktin me Rozana Radin
- Luiz Ejlli i komenton Kiarës: Besoj se ka ardhur koha ta bëjmë Lunen me një motër
- Kunati i Eglit reagon për Fan Club: Shohin lajmet e 2002-shit…
- E pazakontë! Gjesti bën veprimin e papritur në Prime, pamjet bëhen virale