Shpat Kasapi ka qenë i ftuar së fundmi në një intervistë për “Living Room”, teksa si rrallëherë ka folur për jetën e tij profesionale, por dhe për atë private.
Ai nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetjes: ”A do të jesh pjesë e “Ferma VIP2”?” dhe për këtë Kasapi ka thënë se e ka ndjekur dhe sezonin e parë dhe do të ishte shumë kënaqësi për të t’i bashkohej kastit të “Ferma VIP 2”.
Pjesë nga biseda:
Moderatorja: Sa kohë ka kaluar pa qënë në Vizion Plus se këtu i ke bërë disa spektakle?
Shpat Kasapi: Kujtimet janë të shumta, por ajo që do veçoja është përvoja në “ Dancing With the Stars “ kemi punuar aq fort dhe kemi qenë aq afër njeri-tjetrit saqë u bëmë si një familje dhe e falenderoj te gjithë stafin e Vizion Plus që na bëri të ishim aq të bashkuar me njëri-tjetrin.
Moderatorja: Projektet e Vizion Plus kanë qënë të shumta ku mund të përmendim edhe projektin më të fundit “ Ferma VIP”. E ke ndjekur?
Shpat Kasapi: Po fermën e kam ndjekur dhe madje u gëzova shumë që Vizion Plus ka sjell një risi të tillë në ekranet shqiptare.
Moderatorja: Do ta mirëprisje një ftesë për të qënë pjesë e “ Ferma VIP”?
Shpat Kasapi: Patjetër! Do të ishte një kënaqësi!
- 3 shenjat e Horoskopit më me fat të muajit Prill
- VIDEO/ Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Eglit, ndjekësit e BBV4 revoltohen me të
- Horoskopi i muajit Prill për të gjitha shenjat
- VIDEO/ “Akoma ke shpresë me mua?”, Egli-Gjestit: Nuk të marr leje ty, po më shqetëson qëkur kam ardhur!
- Egli: Gjesti do thotë për herë të parë të dua
- Ja kush janë 16 fermerët e “Ferma VIP”