Pas një periudhe te gjatë larg mediave, kryebashkiaku i Kolonjës është rikthyer në një intervistë televizive.
Kur ishte aktor ai është përfolur për një sherr me Bes Kallakun.
Shumë portale shkruan se kishte një krisje në shoqërinë e Kallakut dhe Isait, por ky i fundit ka hedhur poshtë çdo spekullim duke cilësuar “vëlla”. Ai shprehet se në 19 vite shoqeri, nuk janë zënë kurrë dhë kjo fal Besit.
Fragment nga intervista:
Erion Isai: Besin unë e kam vëlla.
Nuk jeni zënë me Besin, se ç’dolën ca fjalë kështu…
Erion Isai: Kurrë! Unë me Bes Kallakun, 19 vjet nuk kemi pasur hatërmbeteje një herë. Kjo është për meritë të Besit se unë jam gërnjar sa të duash.
Moderator i podcastit “N’SPAK” i kërkoi që ta telefononte Besin, pasi ky i fundit u përgjigj, Erioni i bëri me dije se ishin në transmetim dhe më pas e pyeti nëse ka patur zënka mes tyre.Edhe këtë herë Besi nuk e kurseu përdorimin e humorit.
Erion Isai: 19 vjet, a jemi zënë ndonjëherë o zemra?
Bes Kallaku: Po, jemi kapur njëherë prej flokësh te ato, te Instagram-i.
Erion Isai: Sapo thashë në intervistë që as hatërmbetje s’kemi pasur ndonjëherë, por kjo është meritë e Bes Kallakut se të ishte për mua ishim zënë nja 100 herë me këtë natyrë që kam.
Bes Kallaku: Jo more jo! Është meritë e dy shpirtrave të pastër me njëri-tjetrin.
- VIDEO/ Thanë se është ndarë nga Jozi, Loredana bën veprimin e radhës
- Mamaja e Ledrit flet për ndarjen e tij me Sarën: U ndjemë shumë keq, por të rinjtë nuk na pyesin!
- Roela dhe Vedati do të bëhen prindër, reagon Olsa Muhameti: “Përputhen” ka një bebe, sa shumë e kam dashur këtë!
- VIDEO/ Neda Balluku u kthehet prindërve: Mos ua lini kalamajtë prindërve se ua nxitë jetën!
- “Po fillon një ditë më plot ndjenja dhe emocion”, Horoskopi i datës 2 Qershor
- VIDEO/ Loredana e konfirmon: Sapo u divorcova nga ish-bashkëshorti, martesa ishte…