Die. Dhj 29th, 2024

Sëmundja i merr jetën gazetares së njohur të “Zërit të Amerikës”

Është ndarë nga jeta, Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës.

Gazetarja 53-vjeçare ka humbur jetën pas një beteje dy vjeçare me kan.cerin e gjirit.

Ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj të Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës. Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti. Ne, kolegët e saj të Zërit të Amerikës, do ta mbajmë mend Rudinën për mprehtësinë, dinamikën, humorin dhe përkushtimin e saj. Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën“, shkruan Zëri i Amerikës në Facebook. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *