Këngëtarja Selena Gomez ka hapur një qendër rehabilitimi për personat që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor.
Qendra Wondermind është një vend më shumë argëtues sesa terapeutik.
“Wondermind nuk është vetëm për njerëzit që kanë një sëmundje mendore të diagnostikuar. Është për këdo që ndihet ndonjëherë i trishtuar, i vetmuar, i frikësuar, i shqetësuar dhe ne me të vërtetë nuk po etiketojmë askënd”, tha bashkëthemeluesja, Daniella Pierson në një intervistë për “ABC News” që u transmetua në “Good Morning America”.
Kujtojmë se këngëtarja ka kaluar edhe vetë probleme me depresionin. /Labirinth