Biznesmeni shqiptar, Samir Mane është i pari biznesmen shqiptar i cili u rendit në listën e miliardëreve të botës nga prestigjozja Forbes.
Samir Mane ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Opinion”, ku është intervistuar nga gazetari Blendi Fevziu.
Gjatë intervistës, Mane ka deklaruar se ai nuk mban as para kesh me vete dhe as portofol.
“Nuk mbaj pothuajse fare cash me vete. Kur më duhet jashtë shtetit paguaj me kartë. Nuk kam asnjëherë lekë me vete. Nuk kam portofol me vete dhe nuk mbaj pothuajse asnjëherë portofol me vete. Ka dhe një shaka në këtë drejtim, që shkoj në lokal, nuk paguaj sepse shkoj maksimalisht në 2-3 lokale. Padyshim që ata më njohin dhe kur vjen ndonjë i afërm i imi ose ndonjë nga stafi im i thonë kafja jote bën 80 mijë Lekë sepse s’ka paguar Samiri për 10 ditë”, ka thënë ai.
- “Një udhëtim i papritur mund të jetë…”, Horoskopi i datës 3 Maj
- “Një muaj plot pasion dhe ngjyra”, Horoskopi i Majit për të 12 shenjat
- Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.4 godet këtë shtet
- “U kry çdo sen”, ja për çfarë e ka fjalën Egli Tako
- Këto shenja Horoskopi e kuptojnë gjithmonë kur po i gënjen
- “Bekimi më i madh i jetës time”, Arilena uron Popin për ditëlindje: Bashkëudhëtarit të përjetshëm…