Në puntatën e sotme, Rudina Magjistari ka ndarë në emisionin e saj një moment tepër të veçantë që i ka bërë përshtypje gjatë vizitës së saj në Barcelonë para disa viteve.
Ajo solli në studio rastin e disa banorëve të një pallati në Barcelonë të cilët për të njohur më mirë njëri-tjetrin, organizonin takime në tarracën e pallatit.
“Në Spanjë, në Barcelonë njëri nga banorët e pallatit, ishte një pallat i madh me shumë hyrje. Kjo bisedë ka të bëjë para disa viteve. Organizon vetë pallati një festë me të gjithë banorët, të njohur ose të panjohur. Fqinjë të vjetër ose fqinj të rinj që mund të kishin ardhur aty. Në tarracën e pallatit organizonin një festë me pije, me gota plastike, me 2-3 ushqime të vogla vetëm për t’u njohur. E kishin ritual të tyre që herë pas herë organizonin dhe ftonin të gjithë pallatin për të kaluar kohë dhe për të njohur njëri-tjetrin.
Dhe mua kjo gjë më është dukur shumë e bukur dhe shumë e realizueshme në fund fare. Këto janë dhe takime të këndshme sepse ti bisedon dhe njihesh më mirë me fqinjin, mëson që ke një njeri aty pranë që mund t’i drejtohesh në rast nevoje, në rast emergjence. Pra Barcelona e vitit 2008, pikërisht kjo ka qenë periudha, e ushqente këtë lloj fryme komunitare. Vend perëndimor që nuk e ka njohur fare atë komunitetin tonë të para viteve ’90. Dhe sot ata e quajnë vlerë, e ushqejnë dhe mundohen që ta fuqizojnë“, tha Rudina Magjistari.
- VIDEO/ Largohen papritur dy banorë nga Big Brother VIP 4, ja çfarë ndodhi
- VIDEO/ “Grua e ligë”, Laert Vasili përplaset me G-Banin: Pse e mblodhe grushtin?
- VIDEO/ “Për mua sa e gjithë bota vlen”, Xhensila Myrtezaj dhuratë speciale Ajkës për Krishtlindje
- VIDEO/ Laerti-Valbonës: Kur flet seriozisht qëparë që më the a më do?
- “Qëndroni beqar derisa të gjeni dikë…”, ja cilat shenja Horoskopi duhet ta dëgjojnë këtë
- Anita Haradinaj zbulon detaje interesante: Unazën e kam dhuratë diku te propozimi i shtatë për martesë