Pre. Dhj 27th, 2024

Rritet sërish çmimi i karburantit!

Çmimi i karburantit është rritur sërish. Lajmi është bërë i ditur nga Bordi i Transparencës.

Sipas tij:

-Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 216 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 199 lekë/liter.

-Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 22 mars -23 mars 2022, të jetë 221 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 211 lekë/litri.

-Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.

Sipas Bordit, vendimi hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 22 Mars.

“Ndërkohë që mbledhja e ardhshme e këtij Bordi do jetë ditën e Mërkurë, datë 23.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *