Aktori Romir Zalla në një intervistë për “Natën me Aulonën” tha se nuk është çudi, që një ditë të marrë avionin e të ikë jashtë për të jetuar.
Ai u shpreh se, në Shqipëri nuk ka investim për të ardhmen dhe se nuk sheh shpresë.
“Nuk shoh të ardhme. Fakti që nuk shoh investim në kuptimin e mirë të fjalës. Fakti që asgjë nuk bëhet me qëllim që në të ardhmen të vlejë për diçka. Çdo gjë bëhet sot për sot pa plan, pa kriter, pa sens, pa rregulla loje. Nuk kanë qenë budallenj bota, që kur kanë ndërtuar një gjë e kanë bërë për të ardhmen për fëmijët, jo për veten. Kështu duhet të funksionojë. Ne na mungon kjo. Nuk do ishte çudi nëse një ditë do ikja. Më vjen keq që e them, por shoh që nuk ka shpresë.”, tha Romir Zalla. /Labirinth
- “Mos u merrni me spiunllëqe por shikoni punët tuaja”, Horoskopi i datës 19 Prill
- VIDEO/ “Sa fëmijë do të doje të kishe?” ja si i përgjigjet Gjesti Bieta Sulos, reagon Egli
- Rozana Radi shpjegon pse nuk reagoi kur Jozi qëlloi me shpullë Gjestin
- VIDEO/ Gjesti-Eglit: Më vjen keq për lotët që ke piku prej meje
- “Një nga shenjat më të zjarrta dhe të paduruara”, 5 shenjat më agresive të horoskopit
- VIDEO/ “Si do rri pa ty”, përqafime mes Eglit dhe Gjestit