Ditën e sotme, i gjithë vendi ka pësuar një ulje të ndjeshme të temperaturave, gjë që është shoqëruar me reshje të shumta shiu dhe dëbore.
Ja si paraqitet situata sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar:
Para 14 minutash:
Filluan reshjet e dëborës me intensitet mesatar
edhe në Qafë Plloçë-Maliq, Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë ![]()
Mjetet borëpastruese po punojnë
për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës![]()
Qarkullimi vazhdon normalisht ![]()
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në këto segmente me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore![]()
Para 1 ore:
Në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë
ka reshje të shumta dëbore, ku në Qafë Mali arrijnë deri në trashësi 40-50cm![]()
Në terren po punohet me 4 borëpastruese, qarkullimi kryhet me vështirësi
dhe me kujdes, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak
pasi ka erë të fortë
që e përhap borën nga bankina në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të orteqeve, çka vështirëson punën e borëpastrueseve![]()
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve
si dhe shmangia e këtyre akseve nga drejtuesit e mjeteve deri në qetësimin e situatës![]()
Para 3 orësh:
Në Peshkopi-Maqellare dhe Ulëz-Burrel
vazhdojnë reshjet e dëborës![]()
Mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje
për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat![]()
Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve![]()
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore![]()
Para 4 orësh:
Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin
duke sjellë rënie gurësh e materialesh si në Skuraj-Burrel, të cilat janë pastruar menjëherë nga grupet e punës
duke mos lejuar të krijohet vështirësi në qarkullim![]()
Në zonën veriore ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë
si në Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë![]()
Në mëngjes edhe në Qafë Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar![]()
Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje ![]()
Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme![]()
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore![]()
- “Sot e kuptoj pse rashë në dashuri me të”, Xhoana i jep lamtumirën Fatos Nanos: Dita më e errët dhe e trishtuar e jetës time!
- Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, reagon Rama: Lamtumirë kryetar!
- Moti përvëlues sot, temperaturat arrijnë deri në…
- Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
- FOTO/ Genta Ismajli bën ndryshimin drastik në pamje, nuk do ta njihni dot
- ‘Çmendet’ moti, ja çfarë pritet të ndodhë pasdite!
