Sot do të ishte një ditë feste për familjen e Edlira Çepanit, pasi bashkëshorti i saj, Gert Bogdani, do të festonte ditëlindjen.
Në një postim prekës në Instagram, Edlira ndau një kujtim nga 7 korriku i vitit 2024, duke shprehur dashurinë dhe mungesën e madhe që ndjen.
“Bota bëhet një vend më i mirë sa herë që buzëqesh ti. Të dua tani dhe përgjithmonë, gjysma ime më e mirë. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan ajo, duke i uruar edhe një herë ditëlindjen në qiell.
Ndërsa më pas shprehet: “Faleminderit që erdhe në këtë botë dhe e bëre një vend më të mirë. Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë, thuajani në çdo moment sa i doni, përqafojini sa më shumë, dëgjojini, buzëqeshuni sa më shumë! Sepse një ditë do të mbeten veç kujtimet e gjithë këtyre gjërave”.
Postimi i Edlira Çepanit:

- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
