Pre. Dhj 27th, 2024

“Përpiqem të jem shoqe për ta”, Rudina Dembacaj: Viktoria nuk ha drekë pa fëmijët e Markut

Aktorja Rudina Dembacaj ka folur sot në emisionin “Në shtëpinë tonë” për familjen e saj të madhe dhe raportin me fëmijët e bashkëshortit të saj, Mark Frroku.

“Nuk është merita ime, është totalisht e tyre, që kanë qenë të hapur të pranojnë një person të ri në familje“, tha thënë ajo, sa i përket marrëdhënies që ata kanë.

Aktorja ka rrëfyer, se nuk është munduar kurrë të bëjë nënën për ta, por se përpiqet të jetë një shoqe.

“Iu mungon një shtyllë shumë e rëndësishme që është nëna. Nuk jam munduar kurrë të bëj nënën për ta, thjesht ka data të caktuara që unë e di që atyre iu vjen një moment që do mërziten dhe e kujtojnë më shumë nënën e tyre. Unë përpiqem të jem një shoqe“, është shprehur më tej aktorja e humorit.

Ndërsa më pas tregoi se, marrëdhënia e fëmijëve të Markut dhe Viktorias është e shkëlqyer.

“Viktoria nuk ha nëse nuk jemi të gjithë bashkë. ‘Ç’është kjo drekë pa Nardin dhe Ertën’.”, tha Rudina. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *