Dashi
Përgatituni për surpriza që nuk i kishit menduar ndonjëherë. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar një dite vërtet interesante dhe të mbushur me emocione. Çdo çast ka për të qenë i veçantë dhe i mbushur me shprehje ndjenjash. Ju beqarët gjithashtu do keni një ditë të bukur dhe me fat. Për ju mund të ketë ndryshime rrënjësore. Në punë do filloni disa projekte të vështira, por që me pak mund do ia dilni mbanë. Për financat duhet të përkujdeseni në çdo moment pasi në të kundërt situata mund të dale jashtë kontrollit dhe nuk do ketë kthim mbrapa.
Demi
Nevoja juaj për liri do jetë gjithnjë e madhe sot kështu që për të arritur atë gjë do jeni të gatshëm të bëni gjithçka. Nëse keni një lidhje do jeni të prerë me partnerin dhe do e largoni nëse nuk do dëshirojë ta ndryshojë rutinën. Për ju logjika dhe qetësia shpirtërore do jetë mbi gjithçka tjetër. Ju beqarët do keni shumë kontakte të reja dhe me disa persona do mendoni të hidhni hapa më tej. Në punë do jeni më kurajozë dhe më të guximshëm. Pavarësisht sfidave që do ju dalin ju nuk do e lëshoni veten. Me shpenzimet mundohuni të mos e teproni sepse e nesërmja do jetë më e vështirë.
Binjakët
Sado të mundoheni nuk do arrini dot të qetësoheni plotësisht sot dhe herë pas herë do jeni me nerva. Nëse keni një lidhje nuk do arrini dot të bashkëpunoni për asgjë me partnerin dhe debatet do jenë të vazhdueshme. Mërzia dhe meraku do ju pushtojë gjatë gjithë kohës. Njohje do ndodhin, por askush nuk do ju përshtatet si duhet. Në punë do jeni edhe vetë të ndërgjegjshëm që duhet të ndryshoni strategji ose veprimtari. Reflektoni pak kohë në qetësi e më pas veproni. Në planin financiar do kërkohet shumë maturi, përkujdes dhe largpamësi.
Gaforrja
Duke qenë se Hëna dhe Venusi do jenë në kundërshti me njëra-tjetrën sot, priten trazira në jetën tuaj. Nëse keni një lidhje do i vini gjithë kohës në pah defektet partnerit dhe kjo do e acarojë atë pa maseë. Në fakt ju duhet të shihni nga vetja fillimisht sepse nuk jeni perfektë. Edhe mbrëmja do jete e nxehtë. Ju beqarët duhet të jeni më të guximshëm dhe t’ia shprehni dikujt ndjenjat. Në punë mund të zhgënjeheni dhe do ju humbasë plotësisht dëshira për të hedhur hapa më tej. Shpenzimeve vendosuni fre sa më parë të jetë ë mundur sepse situata do vijë duke u përkeqësuar.
Luani
Nuk do jeni shumë të qartë për ato që duhet të bëni sot dhe nuk do veproni në momentin e duhur. Jeta juaj në çift do jetë shumë e paqëndrueshme. Herë do dashuroheni me pasion dhe herë do debatoni ashpër me atë që keni në krah prej kohësh. Ju beqarët do jeni shumë të shpërqendruar dhe nuk do arrini dot ta gjeni shpirtin tuaj binjak. Në jetën profesionale do ketë ndryshime pozitive. Dikush do iu propozojë diçka interesante që nuk duhet humbur. Në planin financiar duhet të jeni më të logjikshëm nëse nuk doni që situata të dalë jashtë kontrollit. Investime të mëdha nuk duhet të kryeni për asnjë lloj arsyeje.
Virgjëresha
Ka rrezik që dita e sotme të jetë e mjegullt për të gjithë. Ju që jeni në një lidhje nuk do i keni shumë të qarta mendimet dhe nuk do dini çfarë hapash duhet të hidhni. Mos veproni asnjë moment pa u bindur. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të mos nxitoheni për asgjë pasi në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Në punë duhet të jeni të qartë para se të hidhni çdo lloj hapi. Vendimet e mëdha merrini pasi të konsultoheni me koleget tek të cilët besoni. Në planin financiar gjendja do përmirësohet tej mase falë ndihmës së çmuar që do iu japin disa të afërm.
Peshorja
Dite mjaft e qetë ka për të qenë kjo e sotmja. Do jeni më të logjikshëm dhe do arrini të zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje. Për ju që jeni në një lidhje kjo e sotmja do shërbejë për të reflektuar me kujdes dhe për të bere plane. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të paqëndrueshme dhe nuk do ndiheni aspak gati për të joshur. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe do programoni gjithçka përpara se të veproni. Në planin financiar problemet do jenë të shumta kështu që mire do jetë të kërkoni sa më shpejt ndihmën e specialistëve.
Akrepi
Edhe sot do jeni sharmantë dhe do i bëni të tjerët t’iu marrin shembull. Nëse jeni në një lidhje do arrini të diskutoni seriozisht për disa çështje që ju kanë sjellë debate dhe me maturi do iu jepni zgjidhje përfundimtare. Partneri do i kuptojë disa gabime dhe do ju kërkojë falje publikisht. Nëse jeni beqarë do kaloni një ditë shumë të bukur. Do joshni dhe do josheni nga të njëjtët persona. Në punë do i keni të gjitha letrat në dorë dhe do i realizoni një e nga një që të gjitha objektivat. Fjalët e kolegëve as mos i dëgjoni sepse thjesht do humbisni kohën. Financat nuk do jenë të këqija, por po shpenzuat shumë mund të keni shpejt probleme.
Shigjetari
Marsi dhe Urani do ua ndërlikojë goxha situatën gjatë kësaj dite. Do gjendeni në një mjedis ndryshe dhe me rregulla ndryshe, por do mundoheni të përshtateni. Nëse jeni në një lidhje keni për të hasur goxha pengesa dhe do debatoni partnerin. Para se të merrni vendimet përfundimtare, mendohuni mirë. Nëse jeni beqarë do jeni nostalgjikë për një histori të shkuar dhe nuk do e lini veten të lirë për të realizuar njohje të reja. Në punë vetëm nëse bashkëpunoni me të tjerët mund të arrini atje ku doni sepse vetë çdo gjë do jetë më ë vështirë. Në planin financiar mos ndërmerrni asnjë hap pa bërë llogari nëse nuk doni të gaboni.
Bricjapi
Sot do zgjoheni me humor shumë të mirë dhe do doni ta shfrytëzoni ditën sa më mirë. Nëse keni një lidhje problemet do mungojnë dhe gjithë kohës do dashuroheni me shumë pasion dhe emocion me partnerin. Ai do ju adhurojë edhe më shumë sesa më parë. Nëse jeni beqarë do keni disa takime intensive të cilat do ju bëjnë të mendoni seriozisht për ndryshime të statusit. Në punë merrini gjërat më seriozisht dhe bëni përpjekjet e duhura. Gjithçka ka për t’u kthyer mbrapsht dhe do ndiheni shumë më mirë. Buxheti do normalizohet pas disa tronditjeve të vogla që ka pësuar së fundmi.
Ujori
Sado që të mundoheni nuk do arrini dot të vendosni qetësi në jetën tuaj. Për ju që jeni në një lidhje kjo do jetë një ditë shumë e vështirë. Nuk do keni aspak durim ta dëgjoni tjetrin dhe për gjënë më të vogël do konfliktohen me të. Ndryshoni sa pa u përkeqësuar akoma më shumë situata. Nëse jeni beqarë gjithashtu do jeni konfuzë dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Në punë do ketë vonesa me përmbylljen e projekteve dhe shpesh do gjendeni në situata delikate. Në planin financiar vështirësitë do jenë të njëpasnjëshme. Mundohuni sa të mundeni ta kufizoni veten.
Peshqit
Planetët do i keni gjithë kohës pranë dhe ata do ju bëjnë shumë më të logjikshëm. Jeta juaj në çift do jetë gjithë kohës e mbrojtur. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni, përkundrazi do ndiheni më së miri. Ju beqarët duhet të bëni akoma më shume durim që ta gjeni personin më të përshtatshëm. Po u nxituat mund të bëni zgjedhje të gabuara. Jeta profesionale do ketë ndryshime goxha pozitive të cilat do ju bëjnë t’i shihni gjërat më me optimizëm. Mund të ngriheni edhe në detyrë. Të ardhurat do përmirësohen ndjeshëm falë maturisë që keni treguar kohët e fundit me shpenzimet.
- VIDEO/ Diola Dosti reagon pas lajmeve për shtatzëninë: I kisha duart te barku sepse…
- “Kjo ditë do të jetë e mbushur me surpriza”, Horoskopi i datë 26 Dhjetor
- FOTO/ Grida Duma i bën motrës urimin e veçantë për ditëlindje
- “Ka ndriçuar jetën tonë”, urimi i Kiarës dhe familjes për Krishtlindje
- Kiara Tito shfaqet si në vitet ’80, ja çfarë mendon Luiz Ejlli
- VIDEO/ Kiara tregon 3 veshjet e Lunës për Krishtlindjen, komenti i Luizit nuk duhet humbur