Sun. Mar 30th, 2025

Për Pashkët Italia do të bëhet zonë e kuqe! Lockdown në këto data

Pothuaj e gjithë Italia do të bëhet zonë e kuqe përgjatë datave 3,4,5 Prill që përkon me Festën e Pashkëve.

Sipas “Corriere Della Sera” dekreti do të miratohet sot nga këshilli i Ministrave dhe do të jetë në fuqi nga 15 Mars deri më 6 Prill.

Ministri i Shëndetësisë Speranza gjithashtu ka deklaruar që të gjitha rajonet e verdha duhet të kalojnë në portokalli.

Ndërsa, sipas medias italiane, Sardegna do të jetë e vetmja zonë e bardhë.

Lombardia, Piemonte, Veneto, Marche, Trentino Alto Adige, Emilia-Romagna dhe Friuli-Venezia Giulia rrezikojnë të bëhen zona të kuqe. Por jo vetëm. Lazio dhe Kalabria mund të dalin nga zona e verdhë direkt edhe në të kuqe.

Ndërkohë zona të kuqe janë që prej javës së kaluar; Campania, Basilicata dhe Molise, ndërsa Toskana ende është zonë portokalli.

Po ashtu, media fqinje bën me dije se do mbyllen baret, restorantet, shkollat, dyqanet, parukeritë dhe qendrat estetike. /Përshtatur nga Corriere Della Sera për Labirinth

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *