...
Enj. Dhj 26th, 2024

PD reagon pas incidentit te FRD: Akt brutal i urdhëruar nga Rama

Partia Demokratike ka reaguar pas përplasjes së Presidentit Ilir Meta me Policinë Bashkiake tek zyrat e FRD-së.

“Partia Demokratike dënon aktin brutal, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë. Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët. Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill, pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!”, shkruan PD në deklaratën e saj.

Kujtojmë se Policia Bashkiake kishte shkuar tek zyrat e FRD-së, pas një urdhëri nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj për t’i liruar ato.

“Sipas ligjit për partitë politike, partitë që nuk kanë asnjë mandat parlamentar dhe as 1% të votave të popullit, nuk e detyrojnë dot bashkinë. Mënyra më e shkurtër e strehimit në Tiranë do të ishte, krijo një parti dhe shko zapto një pronë, por kjo nuk funksionon. Kur shumë parti të tjera si partia e z.Milo, ajo e Lirive të Mohuara, etj, e kanë respektuar lirimin e ambientit, pasi iu ka mbaruar kontrata, është kërkuar me shumë mirësjellje lirimi i ambienteve edhe për këta. E kemi kërkuar lirimin nga të gjitha partitë politike dhe të gjitha e kanë bërë qartazi, kjo parti vendosi të mos zbatonte ligjin, të sillet si zaptuese dhe të provokojë me presidentit, një njeri të çoroditur mendërisht. Është gjynah, për të ardhur keq. Nëse ka nevojë për sqarime kjo mund të bëhet në bashki, ose të çohet në gjykatë. përdorimi i njerëzve që kanë degraduar mendërisht më duket fyerje e madhe edhe për institucionin e Presidencës”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa kreu i FRD, Sali Shehu bëri qëndersë, duke thënë se do të qëndrojë në zyrë dhe se nëse duan le ta arrestojnë. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.