Enj. Dhj 26th, 2024

“Pasgoditjet mund të zgjasin disa ditë”, sizmiologu: Nuk duhet të frikësohemi

Sizmiologu Rrapo Ormeni ka reaguar sërish lidhur me lëkundjet e herëpashershme të tërmetit në vendin tonën.

“Magnituda e tërmeteve që kanë rënë mbrëmjen e kaluar edhe sot, janë më të ulëta se goditja kryesore. Lëkundjet mund të vazhdojnë për disa ditë, por nuk duhet të kemi asnjë shqetësim”, tha Ormeni për Abcnews.al.

Një tjetër tërmet ka lëkundur sot vendin tonë. Lëkundjet janë ndier në Tiranë, ndërsa magnituda sipas EMSC ka qenë 3.7 ballë.

Bëhet me dije se epiqendra e lëkundjeve ndodhet 30 kilometra larg Tiranës dhe 9 kilometra larg Bulqizës me thellësi 2 kilometra.

Kujtojmë se, duke nisur që dje në mbrëmje Shqipëria është lëkundur nga disa tërmete, ku më i fuqishmi ishte me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *