Wed. Mar 18th, 2026

Parashqevi Simaku feston ditëlindjen, ndan mesazhin prekës për të birin: Më dhemb thellë…

Këngëtarja Parashqevi Simaku feston sot 59-vjetorin e lindjes së saj.

Ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan: “Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!””.

Postimi i Parashqevi Simakut:

Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty.

Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!”

Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty…

Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë.

Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. 🥰

Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime. 🙏

Të dua pafund, Luke! ❤

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *