Enj. Dhj 26th, 2024

Paralajmërimi i Macron: Kriza ushqimore po afron

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar një krizë ushqimore.

Ai thotë se disa vende, duke përfshirë disa nga ato në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, janë veçanërisht të varura nga eksportet ukrainase dhe ruse.

“Situata do të jetë edhe më e keqe pas një viti deri në 18 muaj, pasi fermerët ukrainas nuk janë në gjendje të mbjellin kultura të reja”, thotë ai.

Macron u bën thirrje vendeve perëndimore dhe organizatave ndërkombëtare që të mobilizohen kundër krizës së ardhshme.

Ukraina dhe Rusia janë të dyja eksportuesit kryesorë të ushqimeve bazë, por prodhimi është ndërprerë rëndë nga lu.fta. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *