E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Orinda Huta tregoi se ideja për nisjen e podcastit “Mam”, lindi natyrshëm pas ardhjes në jetë të vajzës Atara.
Biseda:
Blendi Fevziu: Financiarisht, a ia vlen?
Orinda Huta: Po, ia vlen. Financiarisht ia vlen.
Blendi Fevziu: Ia vlen më shumë se një rrogë në media tradicionale?
Orinda Huta: Po, po, po, absolutisht ia vlen më shumë sesa një rrogë në televizion për faktin që ke pjesën e kohës që e ke totalisht tënden, mund të bësh shumë gjëra të tjera që ty të duhet të bësh, të hapësh edhe një biznes tëndin dhe të kesh gjëra që nuk t’i lejon dot koha në televizion sepse duhet të jesh aty, është respekti, të ftuarit, detyrohesh sepse nuk e ke në dispozicion ekipin gjithë kohës, janë disa gjëra që ti nuk i merr dot në televizion, plus që duhet të jesh aty kështu që unë këtë kohën nuk e doja më në këtë lloj forme dhe vendosa që t’i dedikohesha vetëm podcast-it dhe gjërave të tjera që janë pjesë pastaj.
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
