Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, mes lotëve i ka bërë thirrje Atillës që t’i lejojë fëmijët të takohen me nënën e tyre, Drenushën.
Madje Olta tha se i kupton sjelljet e fundit të Drenushës, duke parë mallin për fëmijët.
“E kuptoj shumë mirë për Drenushën, e kuptoj mallin për fëmijët, kur je brenda asaj shtëpie. Gjithë agresiviteti yt në atë shtëpi e gjitha forca që tregon i gjithë ky kombinimi i emocioneve që na ke dërguar nga ajo shtëpi natyrisht që ka vetëm një emër, malli për fëmijët. Unë dua t’i bëjë thirrje babait të fëmijëve të Drenushë, që kjo që po bën nuk është e drejtë që të mos i shohësh fëmijët që të shohin nënën e saj, nuk gjej fjalë që çfarë fuqie duhesh të kesh që të bësh këtë veprim, kështu i bëj thirrje të lutem për të mirën e fëmijëve të mos i pengoj takimin me nënën e tyre”, u shpreh Olta.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
