Wed. Mar 18th, 2026

E pyesin nëse e kënaq fakti që Ilir Meta e ndjek në BBV, Monika Kryemadhi: Nuk dua të kem asnjë lidhje…

Gjatë kësaj interviste në Top Albania Radio, Salsano e pyeti opinionisten e BBV5, Monika Kryemadhi për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, i cili ndodhet aktualisht në burg.

Pyetja specifike ishte nëse ajo ndihej e kënaqur nga ideja që Meta mund ta ndiqte emisionin nga vendi ku ai ndodhet. Përgjigja e Kryemadhit ishte e prerë dhe e shkurtër: “Jo, nuk më kënaq.”

Në vazhdim të bisedës, Salsano e pyeti nëse ajo mendonte se Meta mund ta paragjykonte. Kryemadhi shpjegoi më tej pozicionin e saj: “Jo, nuk është se kam mendim se më paragjykon, por nuk dua të kem asnjë lidhje me të.”

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *