Në episodin e fundit të Big Brother VIP Albania, një situatë mjaft qesharake u krijua mes Ledion Liços dhe Arbër Hajdarit, pas një takimi të Rozana Radi me mbesën e saj. Gjatë kësaj kohe, Ledioni tha se ata që kanë teze e halla janë me fat, por personalisht ai nuk ka teze. Kjo ka nxitur një batutë nga Arbri, i cili i tha Ledionit që nëse do, mund t’ia “falë” një teze.
Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, duke shkaktuar shumë komente. Ledioni më pas ka shpërndarë një postim në Instagram, ku tha se nga mesazhet që ka marrë, duket se shumë njerëz janë të gatshëm t’ia “falin” një teze. Ai e shoqëroi me një mesazh ku shprehu surprizën dhe mirënjohjen për mbështetje, duke thënë “Ju dua!” /Iconstyle
- Foto+Video/ Gjesti bën njoftim e rëndësishëm për fansat
- VIDEO/ Egli Tako zbulon më në fund surprizën për fansat
- VIDEO/ “Ej gangstere”, plas sherri mes G Banit dhe Krisës në Turqi?
- Belina Pupa reagon për Dritare TV pas lajmeve për akuzat në Australi!
- “Je ëndërrimtar në zemër”, Horoskopi i datës 23 Maj
- Grida Duma flet për Egli Takon: Ka tërhequr vëmendjen deri në nivele të larta të reagimeve…