Këngëtarja e njohur Tuna, e ftuar në emisionin “The Dalina Show” zgjodhi t’i japë zë një pjese të jetës që rrallë e ka ndarë më parë.
Përballë Dalina Buzit, Tuna foli pa filtra për periudhat e vështira që ka kaluar, përfshirë ndarjen nga ish-partneri, muzikanti Patris Berisha, me të cilin ka dy fëmijë, Tianin dhe Zenin.
“Ne nuk kishim nga ato dramat që të ketë ndonjë arsye konkrete për ndarje. Thjesht ishin shumë të akumuluara gjërat, jo vetëm të shtatzënisë, por edhe më herët. Askund nuk jam pishman. Për mua, një nënë duhet të jetë e lumtur para së gjithash – që t’i rrisë fëmijët e lumtur. Dhe unë nuk isha më e lumtur në atë martesë. Më ka dhembur deri në atë pikë, sa që kur isha shtatzënë me Zenin në spital, e kam mbajtur të fshehtë deri në muajin e nëntë. Pse duhej ta fshihja? Deri sa erdhi një moment dhe thashë: ‘Nuk më intereson më’!”, ka thënë Tuna.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
