Moderatorja Arbana Osmani dha në një rrëfim të sinqertë në podcast-in e saj “Mirëmbrëma yje”, ku hapi zemrën për fajin dhe ndjenjat e mëmësisë, që shumë gra i përjetojnë.
“Më ka ardhur Zoi në jetën time, kur kam qenë në kulmin e punës dhe kulmin e shumë ngjarjeve që më kishin lodhur emocionalisht. Kisha shumë nevojë, që më në fund do t’i hiqja gjirin Diellit pas një viti. Kisha programuar një udhëtim të largët në Amerikë, do rrija me Edin ca ditë për qejf… Më në fund do qetësohesha. Pastaj zbuloj që isha shtatzënë dhe nuk dua ta them këtë, se ajo do rritet dhe do shikojë programin dhe s’dua që të mërzitet, por në atë kohë ishte një shock. Dhe e kam dënuar veten se u mërzita. Por më erdhi shumë natyrshëm. Nuk isha gati për një fëmijë tjetër aq shpejt. Një nga pikëpyetjet që kisha ishte “Bobo, si do t’ja bëj me punën dhe me pasionet e mia, dhe me dy fëmijët e tjerë dhe me të gjitha këto sipërmarrje që i kisha marrë ndërkohë?”. Pastaj për çudi, u bënë të gjitha. Bëhen të gjitha punët pastaj”, është shprehur Arbana.
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
