Gjatë një interviste në programin “S’e luan Topi” me Erjona Rusin, Eno Popi rrëfeu për përpjekjet e tij për të qenë një baba i përkushtuar, edhe pse shpeshherë dyshon nëse ka qenë i mjaftueshëm.
Ai shprehet se, kur Liv të rritet, do të kuptojë nëse ka bërë më të mirën për të.
Duke folur për momentet e para kur mësoi se do të bëhej baba, Eno kujton edhe çastet më të bukura që ka përjetuar me vajzën e tij.
“Fillimisht, ndjeva frikë. Ishte një fazë e jetës që e kërkonim, por pa qenë plotësisht gati. Kur ndodhi, pata ndjesinë se gjithçka duhej ta menaxhonim ndryshe, duke u përshtatur me një fëmijë që rritej dhe kërkonte vëmendje,” shpjegoi Eno.
I pyetur nëse është një baba i mirë, i ashpër apo tolerant, ai u shpreh: “Nuk e di nëse jam baba i mirë. Kur Liv të rritet, ajo do të gjykojë nëse kam qenë mjaftueshëm për të…”
- VIDEO/ “Ej gangstere”, plas sherri mes G Banit dhe Krisës në Turqi?
- Belina Pupa reagon për Dritare TV pas lajmeve për akuzat në Australi!
- “Je ëndërrimtar në zemër”, Horoskopi i datës 23 Maj
- Grida Duma flet për Egli Takon: Ka tërhequr vëmendjen deri në nivele të larta të reagimeve…
- VIDEO/ “Ti je një shtrigë…”, Megi Pojani feston ditëlindjen, ja si e uron Neda Balluku
- “Ditë pozitive dhe e mbushur me momente të lumtura”, Horoskopi i datës 22 Maj