Aktori Genc Fuga ka folur për herë të parë pas gjendjes së vështirë të kaluar përgjatë këtyre muajve.
Ai u shpreh te “Rudina”, se kulmi ishte të shikoje dorën që nuk lëvizte dot.
“Ishte kulmi ta shikoje dorën dhe mos ta lëvizje dot. Mbaj mend një sekuencë, kisha Enin te koka dhe ishte momenti kur nëpërmjet ndërhyrjes do më kthenin zërin. Më hoqën atë pajisjen dhe më erdhi zëri. Eni ishte prezente dhe i thashë asaj infermieres: ‘Të lumshin duart por ti s’e di çfarë do të heqësh tani se unë do flas.’Më lindte shumë shpesh ndjenja e xhelozisë dhe e cinizmit, për veprimet nga më të ndryshmet. Ka qenë jashtëzakonisht punë e madhe edhe nga ana ime por dhe nga trajnuesit, nga fizioterapistët, unë të vishesha. Je në shina komplet të tjera dhe duhet të ecësh në një rrugë komplet të re.”, shprehet Fuga.
Ai ka folur më tepër rreth kontaktit të parë që kishte me Enin pas ndërhyrjes, ku u shpreh se kishte nisur të qante.
“Që në kontaktin e parë kur më tha Eni çfarë ishte bërë në pikëpamje elektronike, po qaja, edhe më tha: ‘Çfarë ke tani?’. I thashë:’ Zemër nuk e prisja. Nuk e pret një gjë të tillë.”, tha aktori.
Për të njeriu përfiton shumë nga lutjet sidomos nga lutjet e të tjerëve.
“Dhe është për t’u falenderuar, jo dhe aq aspekti financiar, faleminderit për të gjithë atë, por nuk e ke idenë sa përfiton njeriu nga lutjet, vetëm nga lutjet e të tjerëve!”, tha ai.
- VIDEO/ Tha se ka lidhje jashtë shtëpisë së BBV4, Valbona Mhilli ballafaqohet me Shqipe Hysenajn: Nxirre emrin…
- “Jeta e dashurisë lulëzon përmes aventurave të përbashkëta”, Horoskopi i datës 31 Mars
- Rezarta Shkurta reagon pas debateve në BBV4, sqaron njëherë e mirë konfliktin me Rozana Radin
- Luiz Ejlli i komenton Kiarës: Besoj se ka ardhur koha ta bëjmë Lunen me një motër
- Kunati i Eglit reagon për Fan Club: Shohin lajmet e 2002-shit…
- E pazakontë! Gjesti bën veprimin e papritur në Prime, pamjet bëhen virale