Pre. Dhj 27th, 2024

 “Njerëzit bien çdo ditë në kurthet tona”, Stresi flet për raportin me Noizyn: Qentë do të lehin…

Reperi i njohur shqiptar, Stresi prej muajsh është në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi ishte i përfshirë në sherrin famëkeq të ndodhur në Pejë me Tiktoker-in Med Iseni.

Mirëpo përtej problemeve ligjore, Stresi ka zhvilluar një intervistë teksa ka folur edhe për raportin me Noizy-n, emri i të cilit gjithashtu është lakuar në këtë sherr.

Ai e bëri të qartë se pavarësisht çfarë të dy servirin në rrjetet sociale, kanë raporte të ngushta me njëri-tjetrin që bazohen në respekt të ndërsjelltë.

“Ndryshe njerëzit kanë reaguar 22 vjeç, ndryshe tani që jemi 38. Është krejt dekadë dhe epokë tjetër për tjetër dhe normalisht që s’kemi më kohë as ne nga pala jonë, as ai, as kurrkush dhe gjëja më e mirë është respekti dhe ajo i mbulon të gjitha. Kemi respekt më shumë dhe ajo është gjëja më e mirë. S’ka pasur asnjëherë ulje-ngritje, por thjesht njerëzit bien çdo ditë në kurthet tona. Jemi shumë mirë, familjarisht shkojmë mirë, kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur dhe vazhdojmë përpara. Qentë do të lehin, edhe për ne që na njohin, qeni leh edhe për dikë që s’e njeh kështu që s’po i vëmë rëndësi. Kemi komunikim patjetër, çfarë duhet, ku je, hajde, por unë jam dikush që çdo sprovë në jetë e kaloj vetë, pavarësisht se kam shumë shokë edhe këtu ku po intervistohem dhe kudo, por sprovat i kaloj vetë, s’kam qejf t’i rëndoj njerëzit, ia dal. Mjafton që shoku të ndihmon.”, ka thënë Stresi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *