...
Enj. Dhj 26th, 2024

Video/ “Një Katedrale edhe më e bukur”, Macron tërhiqet nga premtimi? Ja ç’po ndodh në Francë

Presidenti Emmanuel Macron kishte premtuar një Katedrale akoma më të bukur se ajo që ishte, por si duket francezët duhet të mjaftohen me faktin që të rikthehet siç ka qenë.

“Corriere Della Sera” njofton se në një mbledhje gjatë ditës së djeshme në Ministrinë e Kulturës, Komisioni Kombëtar i Arkitekturës dhe Trashëgimisë ka bërë të ditur se nëse duan që projekti të përfundojë brenda 2024, atëherë duhet të mjaftohen me kaq. Por fjalën e fundit e ka presidenti Macron!

Si ndodhi ngjarja?

Në 15 prill të vitit të kaluar katedralja 850-vjeçare e “Notre Dame” në Paris u përfshi nga një zjarr i madh dhe i fuqishëm duke e shkrumbuar atë brenda pak orëve.

Sipas mediave vendase dyshohej se zjarri ka qenë aksidental dhe ka rënë në pjesën e papafingos së “Notre Dame”. Ndërsa më vonë gazeta franceze “Canard Enchaine” raportoi që policia gjeti shtatë bishta të cigareve në mbetjet e djegura të katedrales. Dyshohet se punëtorët që ishin duke punuar në renovim kishin pirë cigare herë pas here.

Ngjarja e rëndë solli reagime në të gjithë botën! Që nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e deri tek presidenti i vendit tonë, Ilir Meta.

Çfarë premtoi Macron dhe a do ta mbajë premtimin?

Në atë kohë presidenti francez tha se Katedralja do të rindërtohet dhe do të jetë akoma më e bukur.

“Do ta rindërtojmë Notre Dame edhe më të bukur”, premtoi kreu i shtetit francez, Emmanuel Macron, i cili vuri edhe një afat për rikthimin e pamjes së vjetër të Katedrales gotike 850-vjeçare, simbol i katolicizmit francez.

Sipas tij, ndërtimi i “Notre Dame” do të bëhej brenda 5 vitesh, dhe ashtu do të ndodhë.

“Le të fokusohemi këtu dhe të harrojmë politikën. Po, ne mund t’ia dalim. Ne mund ta rindërtojmë Katedralen “Notre Dame” më të bukur se kurrë dhe dua që kjo të përfundojë brenda 5 vitesh. Do të mobilizohemi maksimalisht që të arrijmë një gjë të tillë”, tha Macron këtu e para një viti.

Zjarri në simbolin mesjetar të Parisit dhe Francës shkatërroi tërësisht kulmin dhe kullën e gjatë 93 metra të Katedrales. Më shumë se 500 zjarrfikës morën pjesë në fikjen e zjarrit dhe me shumë mund arritën të shpëtojnë kullën veriore me kambanën dhe objektin kryesor të Katedrales.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e quajti ngjarjen një tragjedi të madhe. Ndërsa deri në restaurimin e saj të plotë duhen edhe 4 vite të tjera, për të parë se si do të ndërtohet “krenaria e Francës”, ashtu siç vetë Macroni e quajti.

I premtoi francezëve, por na premtoi edhe ne, pasi “Notre Dame” është një nga atraksionet më të bukura që vizitohet nga sa e sa njerëz çdo vit. /Labirinth

Më poshtë shihni pamje nga ngjarja (15 prill 2019)

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.