Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar për ngjarjen tra.gjike në Tetovë.
Ajo i ka ofruar ndihmën e saj homologut maqedonas, Venko Filipce.
“Gjatë bisedës me kolegun Venko Filipce të Maqedonisë së Veriut, i shpreha ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës, dhe e sigurova për gatishmërinë tonë, për të ndihmuar me të gjitha mundësitë dhe burimet tona, në këtë moment të vështirë për fqinjët tanë”, shkruan Manastirliu.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, spitali Covid në Tetovë u përfshi nga flakët dhe humbën jetën 14 persona. /Labirinth