Ish-banori i Big Brother VIP 2, Krist Aliaj ka bërë një bisedë me ndjekësit e tij në Instagram sa i përket një emisioni, që mund të prezantonte.
“Jam kurioz, emisioni ideal për mua do ishte…”, shkruan ai, ndërsa pret përgjigjen e ndjekësve.
Dikush nga ndjekësit ka përmendur programin “Doktor Plastik”, i cili drejtohej nga moderatorja Kiara Tito.
Për t’iu përgjigjur ndjekësit të tij, Kristi ka publikuar një foto, ku shkruan: “Do kisha shumë punë”.
Në foto shfaqen artistë dhe personazhe të ndryshëm të ekranit si; Megi Pojani, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora dhe Loredana. /Labirinth
![](https://i0.wp.com/labirinth.net/wp-content/uploads/2023/09/640-0-screenshot-5-1694243274.jpg?resize=566%2C1024&ssl=1)