Edhe pse disa emra janë zbuluar dhe prej ditësh po qarkullojnë në rrjet, konfirmimi vjen, më në fund, nga Top Channel. Duke nisur nga data 5 tetor, programi “Goca dhe Gra” do të rikthehet në Top Channel dhe në karriget e moderatoreve janë emra që i njihni të gjithë.
“Më në fund, njihuni me gocat dhe gratë e këtij sezoni! Nga data 5 tetor, çdo të shtunë në orën 22.00, rikthehet programi që aq shumë e keni kërkuar.
#gocadhegra” – shkruhet në njoftimin e fundit të Top Channel, shoqëruar edhe me foton zyrtare të moderatoreve.
Heidi Baci, Egla Ceno, Rudina Dembacaj, Xhilda Luzi dhe Jorida Rustemi do të jenë bashkë në këtë sezon të ri në takimin e çdo të shtune me publikun.
- VIDEO/ Tha se ka lidhje jashtë shtëpisë së BBV4, Valbona Mhilli ballafaqohet me Shqipe Hysenajn: Nxirre emrin…
- “Jeta e dashurisë lulëzon përmes aventurave të përbashkëta”, Horoskopi i datës 31 Mars
- Rezarta Shkurta reagon pas debateve në BBV4, sqaron njëherë e mirë konfliktin me Rozana Radin
- Luiz Ejlli i komenton Kiarës: Besoj se ka ardhur koha ta bëjmë Lunen me një motër
- Kunati i Eglit reagon për Fan Club: Shohin lajmet e 2002-shit…
- E pazakontë! Gjesti bën veprimin e papritur në Prime, pamjet bëhen virale