Sinoptikania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për Tv Klan.
Sipas saj, tashmë kanë nisur tiparet e stinës së vjeshtës dhe në ditët në vijim do të jenë të pranishme reshjet e shiut.
“Nesër presim që të kemi rrebeshe në pjesën më të madhe të territorit. Ndërkohë, dita e mërkurë do të ketë reshjet prezente, por do të jenë më të pakta dhe të përkohshme. Parashikohet një përmirësim i motit duke filluar nga mesi i javës, nga e enjtja, përfshirë këtu dhe fundjavën edhe jemi sërish nën ndikimin e kthjellimeve, vranësirave, por reshjet mbeten prezente vetëm përgjatë pjesës së parë të javës, nga dita e sotme, deri ditën e mërkurë“, tha Porja.
Burimi: Tv Klan
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
