Wed. Mar 18th, 2026

“Nënat që kanë humbur fëmijët e dinë si ndihem”, nëna e Shpat Kasapit: Jam krenare që paskam lindur një djalë që e paskeni dashur të gjithë!

Nëna e Shpati Kasapit ka folur pas humbjes së birit të saj. Ajo ka thënë se është e lumtur dhe krenare për djalin e saj, dhe me dashurinë që njerëzit paskan pasur për të.

“Sot ndjej një emocion që kurrë në jetë se kam ndjerë, dhe e dinë të gjitha nanat që e kanë humbur fëmijët e vet. Jam krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë, jo vetëm i imi, Shpati paska qenë djali i të gjithëve. E paskeni dashur të gjithë. Le të prehet në paqe, le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit s’ka qenë i qetë, dhe kjo ka një parandjenjë e gjithë neve që jemi shqetësuar si familje. E lus Zotin që të më ruaj fëmijët tjerë, pasi kam edhe dritat e tjera të syve”, ka thënë nëna e Shpatit në evenimentin që po mbahet në Çair në nder të tij.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *