Wed. Mar 18th, 2026

Nëna e Brikenës flet për herë të parë pas takimit me vajzën dhe Mateon: Është shumë djalë i mirë, kam respekt!

Pas takimit surprizë me të bijën në shtëpinë e BBV mbremjen e kaluar, mamaja e Brikenës ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fan Club”.

“Jemi të kënaqur me Brikenën. I urojmë suksese. E njëjta Brikenë që është në shtëpi, është edhe këtu. Duhan i thashë mos të pijë shumë. Kemi qenë dakord për të hyrë në BBV. Është një vajzë inteligjente. Mateo është shumë djalë i mirë, kam respekt. I urojmë shumë suksese. Nga ana jonë nuk ka asgjë. Jemi me Brikenën, çfarë të vendosë ajo, me atë jemi dhe ne. Nuk jemi kundër kurrë gjëje. Brikenën e presim me fitore. Çfarë të vendosë Brikena, ne jemi me atë”, është shprehur ajo.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *