Opinionistja e Big Brother VIP 4, Neda Balluku feston ditëlindjen. Ajo i ka bërë një urim vetes së saj në Instagram.
Postimi i Neda Ballukut:
Të gjithë jetën time, çdo vit që më ikte e kam parë si një yll që më shuhej në qiell e linte pas pluhurin e mundësive të humbura. Hapat e pabërë drejt lumturisë. Mospërmbushjen e plotë të kohës së dhënë si dhuratë. Apo edhe faktin, që çdo vit kthehej në një të shkuar, në të cilën si natyrë unë jetoj shumë.
Mirëpo të jetosh të tridhjetat si vite, janë bekim i madh dhe jo vetëm se je gjallë. Por sepse paskan një fuqi magjike për të ndryshuar këndvështrim. Papritur vitet nuk janë më yje që shuhen por zjarre të reja që të ngrohën shpirtin e të mbajtën gjallë. Dhe kur ti i shuan për të ndezur një tjetër, koha në errësirë nuk të ftoh, nuk të tremb, nuk të lëndon, por të shërben si mësim.
Dhe mësimi është i thjeshtë e gjendet tek një këngë e famshme e Bruce Springstreen; “Nuk mund të ndezësh zjarre me frikën që bota jote e vogël mund të shembet.” Dhe 34 vjeç këtë e kupton.
Vitet janë shembje e njëpasnjëshme e një bote të vogël, të cilën nëse nuk ke frikë ta lëshosh, nesër i jep jetë një bote akoma më të madhe.
- VIDEO/ Laerti nuk e shpëtoi nga nominimi, Valbona: Jam e lënduar, më është thyer zemra
- VIDEO/ Gjesti bisedon me Klajdin: Ja çfarë nuk më pëlqen te Rozana
- VIDEO/ “Kam bërë gabime”, Gjesti: Hyra në depresion, zemra mu prish dhe fillova të falem
- Fansat e pyesin për Sarën, Driloni: Ajo është klasë e lartë, materialiste
- “Jam me Laertin deri tani”, Egla Ceno: Kur të vijë koha, Rozana del nga shtëpia e BBV para Gertës
- Klajdi Musabelliu: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, rrinim bashkë gjatë gjithë kohës