Opinionistja e Big Brother VIP 4, Neda Balluku ka kritikuar Eglin dhe Livian që sipas saj po tentonin të prishinin dasmën e Loredanës dhe Jozit.
“Në mort i hapim derën dhe amrikut, por në dasmë vetëm atyre që na do zemra. Jam e sigurt nga ana tjetër se po të kishte ardhur ftesa për Rozanën dhe Laertin, do e kishin shijuar dhe respektuar në maksimum. Kjo është hera e parë që ndodh që kur nuk je i ftuar, të shkosh ta prishësh dasmën. Nuk e prisja kurrë që Egli Tako, që ka luftuar të tregojë edukatën, e kishte për borxh të bëhej nuse paralele vetëm që t’i prishte dasmën Loredanës dhe Jozit. Ti ke thënë nuk ke bërë asgjë për ta prishur dasmën, por nuk ke ndaluar Gjesti nta prishë dhe ke qeshur kur ai e ka bërë. Ty të ka marrë Gjesti në patronazh. Nga Gjesti e pres, spese ai është i ndershëm dhe e thotë që e trajton çdo gjë me lojë, por është koherent. Ndërsa ti që 45 ditë bën morali ndhe vlerën, shkon e bën motrën e hirushes. Ty dhe Livian nuk u kuptoj. Livia je në një pikë që nuk po të njoh më çfarë do të bësh në atë lojë. Kur të thuhet se po gabon në atë që po bën , ti vazhdon me kokfortësi e bën. Shoh që të thonë mos fol tani do dëgjosh dhe ti hesht. Kush je ti aty, çfarë po bën? Arrite deri në pikën që po këkroje vello për Eglin. Nuk mendoj që duhet të vazhdoni me komisionin a është dashuri e vërtetë. Loredana i ka dalë të atit kundër para shqiptarëve, e duam apo jo ne Loredanën me Jozin. Po dilni si ziliqare.”– tha Neda Balluku.
- Neda Balluku: Egli dhe Livia tentuan ta prishnin dasmën e Loredanës dhe Jozit
- VIDEO/ Dasma e Jozit dhe Loredanës, Gjesti zbulon detajin e pazakontë që vuri re
- Jozi dhe Loredana tregojnë pse nuk i ftuan Rozanën dhe Laertin në dasmën e organizuar brenda BBV4
- VIDEO/ Plas sherri mes Valbonës dhe Gjestit: Nuk ma rras njeri mua sepse kam…
- “Loja është e përsëritur”, Xheneta për Egli Takon: Më vjen keq nëse edhe një femër bie viktimë si unë
- “Jam e shokuar dhe e lënduar”, pasi doli nga BBV, Xheneta flet për herë të parë për Gjestin