Pre. Dhj 27th, 2024

Në datën e lindjes së saj, pranimin e afganëve Olta Xhaçka e krahason me solidaritetin e Nënë Terezës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka sot në ditën e lindjes së Nënë Terezës, kujton se “Shqipëria po pret mijëra njerëz të cilët po arra.tisen pasi jeta e tyre po kër.cë.nohet.

“111 vite më parë, një grua e veçantë lindi, një grua e cila vendosi t’ia dedikoje jetën e saj kujdesit për njerëzit. Sot, kur Shqipëria po përgatitet të mirëpresë mijëra njerëz të cilët po arra.tisen pasi jeta e tyre po kër.cën.ohet, ne jemi krenarë që solidariteti dhe bamirësia për të cilën ajo predikoi dhe praktikoi gjatë gjithë jetës, është e pranishme mes shqiptarëve. Gëzuar ditëlindjen Nënë Tereza!”, shkruan ajo.

Shqipëria është shprehur e gatshme të mirëpresë afganët që po ikin nga vendi i tyre pas pushtimit taleban. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *