Dashi
Koha është e përshtatshme për të menduar për shtëpinë, një blerje, një qira apo një zhvendosje. Kujdes me shëndetin dhe virozat sezonale, pasi planeti Mars është ende i dobësuar.Ky është një moment i mirë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe për të bërë hapa përpara. Në aspektin profesional, nëse ke pasur sfida apo probleme në punë, ka gjasa që të gjendet një zgjidhje brenda pak kohësh. Pika e dobët është ndrojtja për të folur hapur dhe çelësi i suksesit; shpenzimet e argumentuara.
Demi
Në dashuri, gjithçka varet nga përkushtimi yt kur angazhohesh, bëhesh një partner i shkëlqyer. Një qiell i përshtatshëm për të gjithë ata që duan të eksplorojnë eksperienca të reja dhe të guxojnë në jetë. Yjet të favorizojnë dhe sjellin konfirmime e mundësi të reja. Mund të takosh dikë që të ndihmon të forcosh bindjet e tua, si në dashuri ashtu edhe në punë. Pika e dobët është ndryshimi i pozicionit të punës dhe çelësi i suksesit; durimi.
Binjakët
Tensionet janë të pranishme dhe nëse në një marrëdhënie partneri është ndjerë i lënë pas dore, mund të ketë nevojë për një rishikim të situatës. Është më mirë të shmangësh konfliktet përpjekja për të kuptuar tjetrin sjell rezultate më të mira sesa debatet e kota. Çështjet profesionale kërkojnë zgjidhje, por situata nuk është ende plotësisht e qartë. Pika e dobët është intuita e vakët dhe çelësi i suksesit; aftësia për t’u kënaqur me ato që keni.
Gaforrja
Marrëdhëniet që kanë kohë që po vështirësohen, mund të arrijnë në një pikë vendimtare—disa lidhje mund të përfundojnë, ndërsa të tjerat kanë nevojë për një ballafaqim serioz. Sot është e rëndësishme të shmangësh konfliktet e panevojshme, sepse ato mund të shndërrohen në polemika të mëdha dhe të lodhshme. Problemi kryesor nuk lidhet aq shumë me pjesën praktike apo profesionale, por më tepër me çështjet emocionale. Pika e dobët është nxitimi në gjykimin e të tjerëve dhe çelësi i suksesit, pendesa.
Luani
Yjet do të të krijojnë mundësi për të zgjidhur çështje praktike dhe për të përjetuar dashurinë në shumë forma të ndryshme. E ke shumë përzemër ndarjen e ideve dhe projekteve, por kohët e fundit ke pasur pengesa nga njerëz që nuk të kanë dashur të mirën. Në aspektin profesional, ky është një moment reflektimi, mendo mirë për hapat e ardhshëm, pasi Marsi do të sjellë një revansh të rëndësishëm për ty. Pika e dobët janë shpenzimet dhe çelësi I suksesit; siguria në vetvete.
Virgjëresha
Tani është koha për një pauz dhe për të rimarrë energjitë. Ajo që kaloi lidhet më shumë me një periudhë për të cilët do bëhesh nostalgjike më vonë. Pasiguritë po ua lënë vendin një historie të bukur të jetës që po hap një kapitull shumë domethënës. Mos e teproni me takime të panevojshme pune. Pika e dobët është zgjedhja e miqve të gabuar dhe çelësi i suksesit; përllogaritja e hapave.
Peshorja
Mund të kesh arritur një fitore të vogël apo një mundësi të re, por ka ende gjëra për të përmirësuar. Në dashuri ka pasiguri, pasi marrëdhëniet nuk janë aq të ngrohta dhe romantike sa dëshiron. Ke nevojë për më shumë hapësirë për të eksploruar ide të reja! Mos e lejo të kaluarën të të krijojë dyshime dhe pasiguri. Pika e dobët është humbja e balancave dhe çelësi i suksesit; hapësirat për pushim.
Akrepi
Në dashuri, ndjenjat janë të forta kur e shikon partnerin në sy, mund të kuptosh nëse vërtet të do apo jo. Edhe pse je një person intuitiv, ndonjëherë e ke të vështirë të pranosh realitetin mos i lejo iluzionet të të mashtrojnë. Do të kesh mundësi të shkëlqyera për të nisur projekte të reja. Përdore këtë kohë për të krijuar ide të mira dhe për të kontaktuar njerëzit që mund të të ndihmojnë në të ardhmen. Pika e dobët është një shkëputje profesionale dhe çelësi i suksesit; aftësia për të reaguar në kohë.
Shigjetari
Nëse ndjen se nuk je në gjendje të përballosh një projekt, merr pak kohë për veten dhe madje hiq dorë nga disa angazhime nëse është e nevojshme. Lajmi i mirë është ndikimi pozitiv i Venusit pavarësisht pasigurive, ndihesh i dashur dhe mbështetur nga njerëzit e afërt.Këto nuk janë ditë të lehta. Prioriteti yt tani duhet të jetë shëndeti dhe mirëqenia fizike. Mos hezito të kërkosh ndihmë dhe të pranosh mbështetjen që të ofrohet. Mungesa e solidaritetit është pika e dobët dhe çelësi i suksesit; dëshira për të ndryshuar.
Bricjapi
Në dashuri, mund të jesh i pasigurt mes së shkuarës dhe së ardhmes, sidomos nëse duhet të bësh një zgjedhje ose të rivendosësh një marrëdhënie që ka kaluar nëpër vështirësi. Disa ditë mund të fillojnë me vështirësi dhe lodhje, dhe sot është një prej tyre. Kujdesu për veten dhe trego kujdes ndaj shpërqendrimeve të mundshme. Nga ana tjetër, është një moment i fuqishëm për marrëdhëniet profesionale. Pika e dobët është ultimatumi që I keni vënë zemrës dhe çelësi i suksesit; relaksi.
Ujori
Në dashuri, nuk mund t’i shmangesh ndjenjave nëse je në një lidhje të re. Në varësi të moshës dhe rrethanave, bashkëjetesa, martesa ose fëmijët mund të jenë tema kryesore për dikë. Ky qiell të ndihmon të krijosh mundësi të reja, si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale, si dhe stimulohet kreativiteti yt. Për ty është e rëndësishme të bësh gjëra të ndryshme nga të tjerët dhe të ndihesh origjinal dhe unik. Pika e dobët është indiferenca për iniciativa të reja dhe çelësi i suksesit; liria personale.
Peshqit
Ti ke një imagjinatë të fuqishme, por dashuria nuk duhet të jetojë vetëm në iluzione trego kujdes që të mos i shohësh gjërat siç dëshiron, por siç janë në të vërtetë. Emocionalisht je shumë i ndjeshëm, dhe ndonjëherë të duhet të qash për të çliruar tensionet e brendshme. Edhe në dashuri, situata është më e qetë dhe më pak e ndërlikuar se në fund të vitit të kaluar. Pika e dobët është moskonfirmimi në kohë i propozimeve dhe çelësi i suksesit; guximi për të pranuar gabimet.
- Neda Balluku ia thotë në sy Valbonës: Do mendjen e Laertit dhe trupin e Jozit
- VIDEO/ Egla Ceno futet në shtëpinë e BBV4, puth në buzë Laertin
- Shkëlzeni largohet nga shtëpia, ky banor i BBV lë porosi të takojë Eglin, ja çfarë i tha
- “Ndjenjat janë të forta kur e shikon partnerin në sy”, Horoskopi i datës 12 Mars
- FOTO/ Amber nxjerr foton: Laerti vërtet ka patur eksperiencë me një vajzë transgjinore
- Puthja në buzë, Laerti-Aldos: Jam bujar, t’u plotësua dhe kjo dëshirë e jetës tënde