Është ndarë nga jeta “Mbretëresha e valles shqiptare”, Liljana Cingu. Lajmin e ka bërë me dije Teatri i Operas dhe Baletit.
“E trishtë ndarja nga jeta e “Mbretëreshës së valles shqiptare”, Lili Cingu. Për vite me radhë, ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u dhënë jetë më shumë se 200 valleve të kërcyera prej saj. Lili Cingu i përket asaj plejade artistësh, që e ngjitën vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës, duke treguar një Shqipëri tjetër, me kulturë dhe folklor të pasur. Sallës së provave të Ansamblit do t’i mungojë hapi i saj i lehtë, dhe fjala e saj e ëmbël. Por kjo ikje është vetëm fizike, sepse emri i saj do të jetojë bashkë me Ansamblin, e kudo që të kërcehet vallja shqipe, do të jetë edhe kujtimi i Lili Cingut me publikun që aq shumë e deshi dhe e vlerësoi”, shkruan Teatri i Operas dhe Baletit në një postim në “Facebook” pasditen e sotme.
Ajo e ngjiti vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës duke i dhënë Shqipërisë një pikëpamje ndryshe, me plot histori, kulturë dhe folklor të pasur.
- VIDEO/ Thanë se është ndarë nga Jozi, Loredana bën veprimin e radhës
- Mamaja e Ledrit flet për ndarjen e tij me Sarën: U ndjemë shumë keq, por të rinjtë nuk na pyesin!
- Roela dhe Vedati do të bëhen prindër, reagon Olsa Muhameti: “Përputhen” ka një bebe, sa shumë e kam dashur këtë!
- VIDEO/ Neda Balluku u kthehet prindërve: Mos ua lini kalamajtë prindërve se ua nxitë jetën!
- VIDEO/ Loredana e konfirmon: Sapo u divorcova nga ish-bashkëshorti, martesa ishte…
- VIDEO/ Surprizat për Roelën nuk kanë fund, Vedati i propozon martesë në emision!