Mon. Mar 10th, 2025

Ndahet nga jeta Mbretëresha e Rock and Roll-it, Tina Turner!

Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it, Tina Turner është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Lajmi për ndarjen e saj nga jeta u bë i ditur nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në Instagram.

Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Tina Turner. Me muzikën e saj dhe pasionin e saj të pakufishëm për jetën, ajo magjepsi miliona fansa në mbarë botën dhe frymëzoi yjet e së nesërmes. Sot i themi lamtumirë një shoqeje të dashur që na lë të gjithëve veprën e saj më të madhe: muzikën e saj. Gjithë dhembshuria jonë e përzemërt shkon për familjen e saj. Tina, do të na mungosh shumë. (© Peter Lindbergh)”, shkruhet në postim.

Turner kishte vuajtur një sërë problemesh shëndetësore vitet e fundit, duke përfshirë kan.cerin, një goditje në tru dhe sëmundje të veshkave.

Ajo u bë e famshme së bashku me bashkëshortin Ike në vitet 1960, ndërsa ishte e famshme për performancat e saj energjike në skenë dhe vokalin e fortë e të fuqishëm. /Labirinth

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *