Aktorja e filmit dhe teatrit shqiptar, Vera Zheji, një nga zërat simbol të Radio Tiranës, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.
Lajmi i hidhur është njoftuar nga vajza e saj, Lea, ditën e djeshme. Vera Zheji u shua në orët e para të së shtunës.
“Nëna ime Vera Zheji, u largua nga kjo botë. Kaloi pak javë të rënda, po iku qetësisht nga shtëpia e familja e saj sot në të gdhira. Në emrin e saj falenderoj gjithë miqtë e shumtë e dashamirësit që e kanë ndjekur, përkrahur e respektuar nëpër vite, të cilët ajo deri në fund i kujtonte me dashuri e mirënjohje. Kjo është jeta! Zoti na ndihmoftë të gjithëve ta mbyllim mirë kohën që na mbetet këtë botë!”, njofton ajo.
Vera Zheji mbahet mend si Sanda, bashkëshortja e Thoma Çakshirit (Robert Ndrenika) tek “Shi në plazh”, vjehrra e Samiut (Viktor Zhusti) tek “Mësuesi i letërsisë”, apo në role episodike tek “Dhe vjen një ditë”, “Familja ime”, etj.
- VIDEO/ Thanë se është ndarë nga Jozi, Loredana bën veprimin e radhës
- Mamaja e Ledrit flet për ndarjen e tij me Sarën: U ndjemë shumë keq, por të rinjtë nuk na pyesin!
- Roela dhe Vedati do të bëhen prindër, reagon Olsa Muhameti: “Përputhen” ka një bebe, sa shumë e kam dashur këtë!
- VIDEO/ Neda Balluku u kthehet prindërve: Mos ua lini kalamajtë prindërve se ua nxitë jetën!
- “Po fillon një ditë më plot ndjenja dhe emocion”, Horoskopi i datës 2 Qershor
- VIDEO/ Loredana e konfirmon: Sapo u divorcova nga ish-bashkëshorti, martesa ishte…