Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Rike Roçi vuri në siklet artistin MC Kresha gjatë emisionit “Top Arena”.
Ajo ishte live nga vendi ku tifozët po ndiqnin ndeshjen Gjermani-Skoci, dhe e pyeti reperin se përse e ka bërë bllok në Instagram.
Reperi iu përgjigj se nuk e dinte që e kishte bllok.
Biseda mes tyre:
Rike Roçi: Muzikën e Kreshës vërtet e adhuroj, më pëlqen, por mesa di unë më ka bërë bllok në Instagram dhe kam vite që e pyes veten pse.
MC Kresha: Për Zotin, nuk e di.
Ed Manushi: Mos e ngatërron me Capital T?
Rike Roçi: Jo, jo është MC Kresha dhe unë akoma nuk e di pse.
MC Kresha: Për Zotin nuk e di.
Rike Roçi: Kresha kontrollo telefonin.
MC Kresha: Më beso që nuk e kam këtu telefonin.
Ed Manushi: Se mos e ke ngacmuar çunin?
Rike Roçi: Joo. Kresha kur të dalësh nga emisioni kontrollo telefonin dhe ma hiq bllokun.
MC Kresha: Ok, të premtoj.
- Loredana lë përkohësisht shtëpinë e BBV4, zbulohet arsyeja
- Kiara Tito zbulon pamjet përrallore nga ditëlindja e saj, ja çfarë dhurate i bëri Luizi
- VIDEO/ “Tensioni 20”, Kiara Tito shpërthen në lot, tregon eksperiencën e frikshme në Maldive
- Sara Hoxha feston ditëlindjen, ja si e uron Heidi Baci
- Sara feston ditëlindjen, Ledioni: Jetës nuk i dihet, e gjatë apo e shkurtër, do doja ta kaloja të gjithën me ty!
- VIDEO/ “Rri në darkë me të”, Gerta e pyet për Valbonën, Laerti: Ka shoqëri me G Banin, nuk jam xheloz