...
Enj. Dhj 26th, 2024

Moti ndryshon drastikisht, sot me diell nesër me dëborë

Moti sot ishte fiks si për Ditë Vere, ndërsa nesër do të jetë me shi dhe me temperatura të ulëta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonën e jugut dhe veriperëndim në periudha të shkurtra kohore reshjet do të jenë në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht në zonën e jugut dhe veriperëndim në periudha të shkurtra kohore reshjet në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike“, thuhet në njoftimin e SHMU.

Ndërsa, në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër do të ketë reshje të dendura dëbore.

Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje të dendura dëbore ndërsa në zonën e juglindjes reshjet e dëborës me intensitet të ulët dhe mesatar. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2- 8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi dhe behet intensive kryesisht ne oret e pasdites dhe mbrëmjes 12-18m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5 ballë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 5 deri 13°C; në zona e ulëta 7 deri 18°C; në zona bregdetare 12 deri 18°C. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.