Pre. Dhj 27th, 2024

Mjekja: Ja si ta dallojmë nëse kemi Covid apo grip

Me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe me ftohjen e motit nis edhe gripi sezonal. Mirëpo në kohë koronavirusi nuk dimë të dallojmë nëse jemi me grip apo jemi prekur nga Covid-19.

Kjo ka sjellë konfuzion tek qytetarët, por edhe pacientët, prandaj dhe Vlera Lekaj, mjeke familjeje në Qendrën Shëndetësore Nr.8 në kryeqytet, tregoi në “Wake Up” në Top Channel se si mund të dallojmë Covid-19 nga gripi.

Covid-19

-Temperatura shkon nga 37.5 në 38 apo 39 ka qenë temperaturë më e zakonshme.

-Rrufa është një simptomë e rrallë te Covid, ka pasur raste, por të rralla.

-Dhimbjet muskulare dhe kolla gjithashtu është prezente.

-Ka raste me Covid që kanë pasur shenjë kryesore të Covid-19 diarrenë.

-Humbja e shijes dhe nuhatjes.

-Vështirësia në frymëmarrje është tipike e Covid.

-Zgjatja dinamike e simptomave është tipike e Covid.

Gripi

-Tek e ftohura temperatura është më e rrallë

-Rrufa është më e shpeshtë te gripi i stinës dhe te e ftohura.

-Dhimbjet muskulare dhe kolla gjithashtu është prezente.

-Diarreja është prezente te enterevirozat.

-Vlen për të përmendur edhe humbjen shijes dhe nuhatjes.

-Vështirësia në frymëmarrje është e shumë e rrallë të gripi.

– Gripi kalon me shpejt. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *