Miriam Cani feston sot ditëlindjen dhe një urim të veçantë në këtë ditë e ka marrë nga bashkëshorti Alban Skënderaj.
Ky i fundit ka publikuar fotografi të tyre, shoqëruar me fjalë zemre.
“Ditët që po kalojmë këtë periudhë përfshirë dhe ditën e sotme janë komplet e kundërta e kësaj foto. Ngarkesë, sfida, emocione të mëdha dhe pak orë gjumë! Por synimi është tepër i madh bashkë me kënaqësinë dhe lumturinë që vjen pas. Këtë s‘mund ta përballoja pa mbështetjen dhe qetësinë që ti më dhuron si në familje ashtu dhe në punë me angazhimin dhe këshillat e tua të përditshme. Gëzuar ditëlindjen dashuri dhe mbas datës 6 të premtoj pushime nga ato që ke qejf ti!”, shkruan Albani.
- VIDEO/ Loredana e konfirmon: Sapo u divorcova nga ish-bashkëshorti, martesa ishte…
- VIDEO/ Surprizat për Roelën nuk kanë fund, Vedati i propozon martesë në emision!
- VIDEO/ Djalë apo Vajzë? Roela dhe Vedati zbulojnë gjininë e bebit
- VIDEO/ Super lajm! Roela dhe Vedati zbulojnë në emision se do të bëhen prindër!
- 3 shenjat më me fat të Horoskopit për muajin Qershor
- Kënga “Jetë”, dedikim për Gjestin? Reagon më në fund Egli Tako