Wed. Mar 18th, 2026

Miri komenton deklaratën e Brikenës: Çfarë do ketë tjetër përveç dhunës fizike?

Një deklaratë e Brikenës është diskutuar në shtëpinë e BBV në një formë talk shoë, i quajtur Big Brother Talk, dhe i drejtuar prej Angelos.

“Kam një shoqe, e cila është e martuar prej 7 vitesh edhe e ka një fëmijë me atë person. Unë personalisht si Brikena kam thënë në momentin që ke një fëmijë edhe ke përgjegjësi, nuk e kisha prishur martesën n.q.s i dashuri im njëherë më kishte futur një shuplakë. Normalisht nëse është një gjë që ndodh 2-3 herë edhe që ndodh vazhdimisht jam total kundër dhunës”, tha Brikena, teksa u pyet nga Angelo.

Ina ishte një ndër banorët që komentoi këtë deklaratë të Brikenës.

“Mendoj se familja është shumë e vyer dhe shumë e rëndësishme. Nuk jam pro dhunës, por nuk do doja që një shuplakë të bëhej shkak për prishjen e gjithë gjësë”, tha Ina.

Kjo deklaratë u pasua nga Miri, i cili tha se një marrëdhënie që përfundon në dhunë është e mira të përfundojë fare.

Një familje që përfundon në dhunë fizike është tashmë e… Dhuna fizike është shembulli konkret, por mund të ishte shembulli konkret edhe dhuna verbale. Meqë përmendëm dhunën fizike, kemi ardhur te limiti që s’mban më. Mbas dhunës fizike çfarë do ketë tjetër? Nëse kemi ardhur në këtë nivel të marrëdhënies në një shtëpi që ka edhe një fëmijë të vogël do të thotë që edukata, kultura tek ajo shtëpi ka mbaruar. Më mirë prishet një familje sepse ka dhunë se sa të jetojë ajo familje nën trysninë e dhunës“, tha Miri.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *