Ministri Niko Peleshi, nga qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka njoftuar se kërkohen 11 ekspertë për 11 vende të lira pune dhe se paga do të jetë 2200 euro.
“U bëj thirrje të rinjve e të rejave t’i bashkohen thirrjes sonë për aplikime. Do të jenë 11 ekspertë të profileve të ndryshme që kanë lidhje me inovacionet e proceseve, gjetjen e zgjidhjeve për procese të ndryshme, sepse kjo qendër inovacioni do të jetë mjedisi ku do të punojnë së bashku edhe nukla e inovacionit të sektorëve të ndryshëm, në mënyrë që të dalim edhe përtej kufijve të sektorit. Ne kemi ndërtuar falë mbështetjes së kryeministrit një regjim pagesash shumë kompetitiv edhe me tregun privat, por edhe atë evropian, me një pagë bruto mbi 2200 euro në muaj. Mjediset janë fantastike, mundësitë për t’u rritur janë shumë të mira. Duam të ndërtojmë edhe një komunitet me start up-e, me ide biznesi të fushave të afërta me mbrojtjen civile, të cilëve jo vetëm do t’iu sigurojë mjedisin, por mentorshipin nga kompani shumë të njohura”, u shpreh ministri.
Peleshi u shpreh se kjo qendër do të bashkëpunojë me një rrjet fantastik qendrash inovacioni të vendeve të NATO-s në Evropë dhe SHBA.
- VIDEO/ Tha se ka lidhje jashtë shtëpisë së BBV4, Valbona Mhilli ballafaqohet me Shqipe Hysenajn: Nxirre emrin…
- “Jeta e dashurisë lulëzon përmes aventurave të përbashkëta”, Horoskopi i datës 31 Mars
- Rezarta Shkurta reagon pas debateve në BBV4, sqaron njëherë e mirë konfliktin me Rozana Radin
- Luiz Ejlli i komenton Kiarës: Besoj se ka ardhur koha ta bëjmë Lunen me një motër
- Kunati i Eglit reagon për Fan Club: Shohin lajmet e 2002-shit…
- E pazakontë! Gjesti bën veprimin e papritur në Prime, pamjet bëhen virale