Sinioptikanja Lajda Porja thotë se dita e mërkura dhe e enjtja do të kemi reshje shiu dhe po ashtu dëborë në disa zona malore.
“Dita e mërkurë dhe dita e enjte do të sjellë komplet ndryshim të motit dhe të tablosë termike. Nga mëngjese realitivisht të freskëta me diell, të mërkurën dhe të enjten, një sistem vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke sjellë reshje. Më prezente do të jenë ditën e mërkurë ku nuk përjashtohen rrebeshet. Parashikohet që të kemi stuhi detare për shkak se do të kemi një forcim të ndjeshëm të parametrit të erës. Parashikohet që dita e enjte të ulë intensitetin e reshjeve, megjithatë do të shfaqen në zona malore edhe reshje dëbore, të cilat do jënë kryesisht midis mbrëmjes të së mërkurës dhe mëngjesit të ditës së enjte. Dita e premte dhe fundjava përmirëson kushtet e motit dhe na rikthen diellin”, tha Porja.
- “Lëvizjet e guximshme mund të sjellin rezultate financiare”, Horoskopi i datës 16 Qershor
- Danja Koka publikon foto me partnerin e saj Redin
- Këto shenja Horoskopi po e teprojnë këtë muaj
- Ester Alushi: Ja çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit
- Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gert Vaso me lot në sy: Nuk do t’ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve!
- “Janë mbretër të vërtetë të skenës”, ja cilat janë shenjat më karizmatike të Horoskopit