Martesa e Chiara Ferragni-t dhe Fedez ka marrë përfundimisht fund! Dyshja tanimë është gati të nënshkruajë marrëveshjen e divorcit duke i dhënë kështu fund marrëdhënies 6-vjeçare.
Rikujtojmë që ish-çifti janë prindër të dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria.
Avokatët përkatës (Pompilia Rossi, Alessandro Simeone dhe Andrea Pietrolucci për Fedez, dhe Daniela Missaglia për Chiara Ferragni) kanë njoftuar se pas negociatave të gjata, çifti ka nënshkruar marrëveshjen e ndarjes dhe divorcit të njëkohshëm, e cila do të depozitohet së shpejti në Gjykatën e Milanos.
Më pas gjyqtarët do të vendosin për divorcin përfundimtar brenda gjashtë muajve.
Në shënimin e lëshuar nga avokatët shkruhej: “Leone dhe Vittoria do të qëndrojnë me mamin dhe babin për afërsisht të njëjtat periudha, gjatë të cilave secili prind do të kujdeset për mirëmbajtjen e tyre”.
- A do të futej sërish në BBV? Ja si përgjigjet Ilir Shaqiri
- “Mbetëm pa ushqim”, Julia Ilirjani përlotet në emision: Vajza më tha do ndajmë drekën bashkë!
- Xheneta iu nxjerr sekretin Jozit dhe Loredanës
- VIDEO/ Lim Hoti publikon për herë të parë të birin, ja si e uron për ditëlindje
- VIDEO/ Einxhel Shkira zbulon emrin e veçantë të djalit të saj
- “Koha për argëtim ka mbaruar”, Horoskopi i datës 21 Maj